14.9 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

Osmani nga Berlini: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot drejt Gjermanisë, ku ka mbajtur një fjalim në ‘Aspen Institute’ të Berlinit.

Në një postim në Facebook, e para e shtetit, ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.

“E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq, dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.

Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shtuar se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pandryshueshëm.

Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, shkroi Osmani.

 

Të ngjashme

Të fundit