Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet nesër në orën 11:00 me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Lajmin e ka konfirmuar Presidenca derisa ka thënë se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
“Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së voni në orën 10:30”, thuhet në kumtesë.