Home Lajme Osmani: Nëse Serbia është e perfshirë në sulmin në Banjskë, e shqyrtojmë pjesëmarrjen në Open Balkan

Osmani: Nëse Serbia është e perfshirë në sulmin në Banjskë, e shqyrtojmë pjesëmarrjen në Open Balkan

0
Osmani: Nëse Serbia është e perfshirë në sulmin në Banjskë, e shqyrtojmë pjesëmarrjen në Open Balkan

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha për “Top Tema” se nëse vërtetohet se Serbia është në ndonjë mënyrë e përfshirë në sulmin në Bansjkë të Zveçanit duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Osmani tha se shpreson se shteti serb nuk është i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Pas ngjarjeve në Kosovë të 24 shtatorit, mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje, sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen në shtetet tjera në rajon, sepse ideja e “Ballkanit të Hapur” mbi të gjitha ishte pajtimi. Dhe ajo që ndodhi në veri të Kosovës, shpresoj të dëshmohet se nuk ka asnjë përfshirje shtetërore, por nëse vërtetohet, vërtet mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë”, tha Osmani në emisionin “Top Tema”.

Exit mobile version