28.1 C
New York
Friday, September 5, 2025

Buy now

Osmani: Nënë Tereza la pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përkujtuar Nënë Terezën nëpërmjet një postimi në Facebook, ku thotë se rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz.

E para e shtetit tutje thotë se veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, dhe se ajo u dha zë të varfërve, të sëmurëve e të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi.

“Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe pastaj në çdo anë të botës, Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi. Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz. Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, sot shënohet 28-vjetori i vdekjes së Nënë Terezës dhe 9-vjetori i shenjtërimit të saj.

Të ngjashme

Të fundit