18.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Osmani: Në takim me Presidentin Sulyok, diskutuam thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas ceremonisë zyrtare të pritjes me nderime ushtarake nga Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, ka zhvilluar takim bilateral.

Pas këtij takimi, Presidentja Osmani mori pjesë në drekën zyrtare të shtruar nga Presidenti Sulyok, në të cilën u diskutua për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Sot, në takim me Presidentin hungarez, Tamás Sulyok, diskutuam thellimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve tona.

Potenciali për rritjen e mëtejme të bashkëpunimit Kosovë–Hungari është i madh dhe vendi ynë mbetet i përkushtuar për të hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet tona.

Në takim, i shpreha Presidentit Sulyok mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për rolin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it, për mbështetjen e dhënë studentëve të Kosovës ndër vite, si dhe për iniciativat që kanë afruar edhe më shumë dy vendet tona. 🇽🇰🇭🇺

Të ngjashme

Të fundit