Home Lajme Osmani në takim me kongresmenë amerikanë diskutoi  për sigurinë, investimet dhe partneritetin strategjik

Osmani në takim me kongresmenë amerikanë diskutoi  për sigurinë, investimet dhe partneritetin strategjik

0
Osmani në takim me kongresmenë amerikanë diskutoi  për sigurinë, investimet dhe partneritetin strategjik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Washington D.C, takoi Kongresistin Brian Mast, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme, Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe Kongresistin Mike Lawler.

Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me fokus në sigurinë, investimet dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë takimit me Kongresistin Brian Mast, Presidentja Osmani ka theksuar se me administratën e Presidentit Trump, synohet thellimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në takimin me Kongresistin Keith Self, Presidentja Osmani theksoi nevojën për mbështetje të vazhdueshme nga SHBA-të për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Ajo potencoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara në përmbushjen e synimeve euroatlantike të Kosovës dhe përballjen me sfidat rajonale të sigurisë.

Ndërkaq në takimin me Kongresistin Mike Lawler, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të interesit strategjik, me qëllim të përforcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimit të projekteve të përbashkëta.

Exit mobile version