7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Osmani në takim me deputetin britanik, thotë se është bërë përparim në sundimin e ligjit

- Advertisement -

Osmani priti në takim të dërguarin e kryeministrit britanik për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, deputetin Martin Vickers

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e kryeministrit britanik për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, deputetin Martin Vickers.

Në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat u vlerësuan të shkëlqyeshme me mundësinë e thellimit të mëtejme të tyre.

Presidentja Osmani ka vlerësuar ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke shfaqur shpresë për intensifikimin e saj.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka shfaqur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe mbrojtjes. Sipas saj është mirë që lidhjet historike ndërmjet dy shteteve të zbërthehen në mundësi ekonomike.

Më tej, Presidentja i ka bërë të ditur deputetit Vickers se  institucionet kosovare kanë bërë përparim në sundimin e ligjit dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për investitorët e huaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit