19.4 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Osmani në stil të VV-së për Gjykatën Kushtetuese: Nuk janë shenjtorë ata, i kritikojmë, marrin edhe vendime absurde

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “është brenda normave demokratike” të kritikohet Gjykata Kushbtetuese, dhe se “ata nuk janë të shentjë”.

Kjo si komentim i deklaratës së Ambasadës Gjermane ku dënuan sulmet e Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetues.

“Sa i përket ambasadës gjermane, deklarimin e tyre. Si Presidente e kërkoj pikërisht këtë, pavarësi në vendimarrje, integritet – dhe mbrojtje të RKS nga rrezikimi i themeleve kushtetuese. Në asnjë moment nuk konsideroj se jam duke e kriitkuar apo sulmuar, po e kryej punën time si garantuese e institucioneve”.

Osmani madje tha se ka Aktgjykime të GjK-së që janë “absurde” dhe se “nganjëherë” marrin vendime të tilla.

“Sa i përket sulmeve në përgjithësi, ta themi një gjë. Kushtetuta nuk e ndalon që ne të komentojmë vendimet e gjykatës, nuk ndalohet komentimi, as nuk ndalohet kritika, kritika profesionale. Normale. RKS është shtet ku garantohet liria e shprehjes, edhe lirinë për të mos u pajtuar me Aktgjykimit, përderisa i zbatojmë në plotni. Pyetje duhet të jetë a i zbatojmë? Të gjithë i zbatojmë. sMos të pretendojmë se ato janë shenjtëri, flasim për të gjithë – edhe ata nuk janë mbi Kushtetutën. Pra s’po flasim për shenjtëri. Është brenda normave demokratike”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit