9.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Osmani në Singapor: Kosova është vend atraktiv për investime dhe partner serioz

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në “Singapore Economic Forum”, Forumi më prestigjioz i ekonomisë i cili u mbajt në Singapor, duke u bërë e vetmja lidere nga Evropa pjesëmarrëse, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Osmani foli për krizat ekonomike që kanë prekur gjithë botën, duke shtuar se ato po ndikojnë në shumë vende. Ajo shtoi që Kosova është një vend atraktiv për investime dhe një partner serioz.

“E nderuar të jem këtu para shumë mendjeve të ndritura dhe biznesmenëve të suksesshëm të diskutojmë për të ardhmen ekonomike globale ,e kam vizituar Singaporin një vit më herët dhe menjëherë e kuptova që duhej të kthehesha prape këtu për të eksploruar rrugët për të afruar Singaporin afër Kosovës dhe Kosovën më afër Singaporit dhe sot po marr pjesë nga një delegacion biznesi të përbëra nga kompanitë më të suksesshme të Kosovës dhe e kënaqur të kem shansin të njoftojë shumë nga ju që shquheni si epitoma e suksesit në mbarë botën”.

“Ne jemi dëshmitarë të një transformimi ku konturat e ekonomisë globale edhe të tregut të punës po ndryshojnë dhe ne e gjetëm vetën në mesin e një tranzicioni stimulues por sfidues, Kosova si një Republikë e re si vendi më i ri në Evropë ne kemi një rrugëtim të shtete-ndërtimit të shtetit tonë dhe jemi të angazhuar për të siguruar vendin tonë të merituar në komunitetin ndërkombëtarë, sikur edhe është e ditur historikisht shtetet zakonisht përdorin mjete ekonomike për të formuar marrëdhënie me shtete tjera ane e mbanë botës, ne gjithashtu kemi përqafur diplomacinë ekonomike që ta promovojmë Kosovën si një destinacion atraktiv për investime të huaja por gjithashtu si një partner serioz në adresimin e sfidave ekonomike dhe të formojë një të ardhme më të mençur dhe më të ndritshme”.

Osmani theksoi se në këtë kohë kur kërcënimet për siguri po rriten bashkëpunimi është i domosdoshëm. Ajo theksoi bot duhet të kuptojë  që shtetet e vogla dhe ekonomitë e vogla nuk përcaktohen nga limitet por nga shanset.

Sipas saj, madhësia e një shteti nuk dhe nuk do duhej që të definojë potencialet ekonomike si edhe pozita gjeografike mes shteteve nuk do duhej të kufizojë marrëdhëniet ndërmjet tyre.

“Me kërcënimet gjithnjë në rritje të sigurisë bashkëpunimi nuk është më një zgjedhje i domosdoshëm ndërsa bëhemi gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj ndryshimit transformues vizioni jonë duhet të kthehet në parimet tonë udhëzuese, Pandemia na detyroi që ta rivlerësojmë mënyrën se si në punojmë se si komunikojmë dhe mënyrën se si ne bëjmë biznes, në dritën e këtyre zhvillimeve dhe ku tregu i punës po kalon një transformim mbresëlënës, këto sfida janë veçanërisht dërmuese për ekonomitë më të vogla ku edhe resurset janë të limituara dhe aksionet janë të larta duke ardhur nga një vend i vogël bota duhet të kujtojë që shtetet e vogla dhe ekonomitë e vogla nuk përcaktohen nga limitet, por nga shanset, madhësia e një shteti nuk dhe nuk do duhej që të definojë potencialet ekonomike si edhe pozita gjeografike mes shteteve nuk do duhej të kufizojë marrëdhëniet mes tyre”.

Osmani në fund të fjalimit theksoi se Kosova është e bekuar ngase 70% të popullsisë janë nën 35 vjeç një, duke e quajtur ndër asetet më të mira.

“Kosova është e bekuar me shumë resurse me 70% të popullsisë ndër 35 vjeç një ndër asetet tona më të mira janë inxhinierët e ekonomisë tonë dhe  mendjet e ndritura në ekonominë e policisë dhe garancinë për rritjen tonë ekonomike, të talentuar dhe me ide të ndritura është ajo që kanë nevojë maketet tona por edhe ato të juaja ata mund të shndërrohen në lidhjen tonë më të fortë dhe në kohën e të gjitha këtyre zhvillimeve që po ndodhin jam e sigurtë që rinia duke qenë e ardhmja jonë është ajo që mund të na ndihmojë në këtë botë. Dhe të mos harrojmë zgjidhja e problemeve tona mund të vije vetëm nga vetë në, dhe duke shikuar për zgjidhje ne duhet të kujtojmë që aksionet tona sot do ta determinojnë edhe punën e maketeve edhe rritjen ekonomike dhe do shpërndajë perspektive”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit