28.3 C
New York
Friday, July 11, 2025

Buy now

Osmani në SHBA: Mungesa e Kuvendit po i kushton shtetit – rrezikohet demokracia dhe ndihma ndërkombëtare

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka ngritur shqetësimin për krizën politike në Kosovë, ku ende nuk është konstituuar Kuvendi pas zgjedhjeve të fundit. Para audiencës, Osmani e quajti situatën të papranueshme dhe shtoi se kjo po e dëmton rëndë vendin në shumë aspekte.

Është zhgënjyese për qytetarët që për muaj të tërë nuk kemi institucione të reja. Kjo është goditje për pritshmëritë ndaj liderëve dhe funksionimin e demokracisë,” tha Osmani.

Sipas saj, mungesa e Kuvendit po ndikon direkt në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në mundësinë e përfitimeve financiare për Kosovën.

Po humbasim marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat vendet e tjera në rajon i kanë shfrytëzuar prej kohësh. Ne nuk jemi në gjendje t’i ratifikojmë këto marrëveshje për shkak se nuk kemi parlament funksional,” theksoi ajo.

Presidentja paralajmëroi për rrezikun që kjo situatë paraqet për demokracinë në vend, duke e cilësuar si “erozion të demokracisë” mungesën e një institucioni që mbikëqyr qeverinë dhe funksionimin normal të shtetit.

Ajo rikujtoi se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar një afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, që skadon më 26 korrik, dhe bëri thirrje të qartë drejt partive politike që të sigurojnë votat sa më parë për të përmbyllur këtë proces. “Ka mbetur më pak se dy javë dhe nuk ka më kohë për vonesa. Ne po punojmë me partitë që ky afat të respektohet,” tha ajo.

Osmani shtoi gjithashtu se mund të kërkojnë sqarim shtesë nga Gjykata Kushtetuese për të kuptuar pasojat ligjore nëse nuk respektohet afati për konstituimin e Kuvendit.

“Gjykata nuk ka treguar se çfarë ndodh nëse nuk respektohet kjo normë kushtetuese. Duam qartësi për pasojat juridike në një rast të tillë,” tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit