3.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Osmani: Në Mbretërinë e Bashkuar biseduam për rajonin dhe Evropën

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle, të cilit i ka shpreh ngushëllimet, me rastin e varrimit të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator.

Osmani, në një postim në Twitter, ka shkruar se me Sir Lindsay Hoyle folën për zhvillimet në Ballkan dhe në Evropë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ndërsa isha në Mbretërinë e Bashkuar, u takova me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle dhe shpreha ngushëllimet e mia në emër të Kosovës.

Diskutuam gjithashtu zhvillimet në rajonin tonë dhe në Evropë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar mes dy miqve dhe aleatëve afatgjatë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte e ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeta II.

Pas kësaj ceremonie në Mbretërisë së Bashkuar, presidentja Osmani ka udhëtuar për në New York, ku në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA), krahas liderëve të tjerë botërorë do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit