Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur pritshmëritë e saj ndaj kryesimit të Antonio Costas në Këshillin Evropian, duke theksuar se pret që kjo fazë të sjellë përparim në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Presim që nën udhëheqjen tuaj të bëjmë hapa para, dhe Kosovës t’i hapet përfundimisht rruga drejt BE-së. Shpresojmë që shtetet anëtare të pajtohen të hiqen masat e padrejta ndaj nesh, që po dëmtojnë Kosovën. Tash dy vite janë masat, çdo minutë është padrejtësi.” – tha Osmani.
Presidentja kërkoi që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të mos mbetet një dokument i harruar, por të trajtohet me prioritet.
“Është koha po ashtu që Kosovës t’i trajtohet aplikimi për BE, të mos mbetet vetëm dokument i arkivuar, por që ky aplikacon të trajtohet me prioritet.
Mbi të gjitha, mosnjohja nga pesë vendet e BE-së: shpresoj që këta shtete…do ta trajtojnë aplikimin tonë (për BE) si çështje strategjike të BE-së. Kosova është shtet sovran i lirë dhe i pavarur.
Dialogu me Serbinë që ndërmjetësohte nga BE, tash me emisar të ri, shpresojmë që të sjellë frymë të re, me trajtim të barabartë të palëve në proces. Në Kosovë jemi të bindur se fokusi duhet të jetë njohja reciproke Kosovë – Serbi, sepse përndryshe nuk kontribuon në paqe.” – tha Osmani.