Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar sot familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Osmani tha se në familjen e presidentit Rugova dera është gjithnjë e hapur për miq.
Teksa ajo në Facebook ka shpërndarë edhe disa fotografi ku gjatë vizitës është shërbyer me “tortën e presidentit”, e cila ishte gatuar nga bashkëshortja e ish-presidentit Rugova.
“Në familjen e Presidentit Rugova, dera është gjithnjë e hapur për miq. Në Ditën e Presidentit, çdo vit pritja shoqërohet edhe me tortën e Presidentit, gatuar enkas për këtë ditë nga duart e arta të znj. Fanë, për ta kujtuar atin themeltar të Republikës.”, ka shkruar ajo.
Ndryshe në Ditën e Presidentit, e para e vendit ka thënë se pavarësia ishte ideali i tij jetësor, të cilin e përjeton ky brez dhe të tjerë pas tij.