Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar me homazhe dëshmorët dhe martirët e Krushës së Madhe, duke vizituar Kompleksin Memorial të këtij fshati. Ajo i ka përkujtuar ata që dhanë jetën në masakrën tragjike të 26 viteve më parë.
Së bashku me presidenten Osmani ishte edhe kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi.
Në datat 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit, u masakruan 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u shkatërruan nga flakët.
Masakra e Krushës së Madhe është një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe të tmerrshme të kryera mbi popullsinë shqiptare nga ushtria serbe.