Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme në Pallatin Presidencial në Helsinki, ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Dje, në Pallatin Presidencial në Helsinki, kisha nderin ta ndajë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin tyre e palodhur në mbështetje të Kosovës, që nga viti 1999, si pjesë e misionit të KFOR-it.
Paqeruajtësit janë heronjtë që bëjnë të mundur paqen, edhe kur është e vështirë. Faleminderit Finlandës dhe çdo ushtari finlandez për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit!