Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani këtë javë në New York, ka marrë pjesë në takimin e radhës së Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit, me ftesë Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Me ftesë Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, këtë javë në New York, mora pjesë në takimin e radhës së Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF) ku Kosova është vend partner nga viti 2017.
Riafirmova përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nga ndërtimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm, deri te përballja me radikalizimin online, Kosova është shndërruar në një model për rajonin – duke treguar se përmes bashkëpunimit, qëndrueshmërisë dhe vlerave të përbashkëta, edhe sfidat më të mëdha globale mund të tejkalohen.