8 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Osmani: Mizoria në Izbicë, mbetet e skalitur në kujtesë, duke na sjell në vëmendje çmimin e lirisë

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar martirët masakrës së Izbicës në 26-vjetorin e rënies.

Osmani ka deklaruar se kujtesa historike është në funksion të respektimit të të kaluarës, dokumentimit, sikurse edhe ndërtimit të së ardhmes.

“Në Masakrën e Izbicës, më mesin e 146 të vrarëve, ishte edhe Dafina Qelaj, vetëm 6 muajshe! Ajo nuk mundi të thoshte asnjë fjalë. Nuk e pati mundësinë të mësonte apo të ecte. U vra mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në masakrën e Izbicës, më 28 mars 1999, së bashku burra, gra, të moshuar e fëmijë, vetëm pse ishin shqiptarë”.

“26 vjet më pas, kujtesa për këtë krim mbetet e gjallë. Masakra e Izbicës është dëshmi e dhimbshme e çmimit të lirisë sonë dhe e gjenocidit të kryer nga Serbia. Në tentim për t`i fshehur gjurmët e krimit, regjimi gjenocidal i Serbisë i varrosi viktimat në varrezë masive në Petrovo Sello në Beograd, në Novolan dhe në Bistricë. Por, e vërteta nuk mund të varroset. Ajo jeton në kujtesën tonë, në betejën për drejtësi dhe në të drejtën e patjetërsueshme për të mos heshtur kurrë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit