-2.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Osmani mirëpret thirrjen e ShBA-së ndaj Serbisë për t’i tërheqë trupat ushtarake rrotull kufirit

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar pas thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Serbisë që t’i tërheqë trupat rrotull kufirit me Kosovën.

Osmani thotë se e mirëpret deklaratën e administratës Biden që Serbia t’i tërheqë forcat nga kufiri, por edhe thirrjet e ShBA-së ndaj Serbisë që t’i mbajë përgjegjës ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës.

“Armët e fshehura në veri të Kosovës paraqesin rrezik të konsiderueshëm si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për trupat e NATO-s në Kosovë. ShBA-ja po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, ka shkruar Osmani në “X”.

Tutje,presidentja ka shkruar se Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me ShBA-në dhe aleatët e tjerë të NATO-s për të adresuar sfidat e sigurisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit