Nga ditët e tij si Senator i SHBA deri në mandatin e tij si zëvendës President, dhe si President Joe Biden gjithmonë ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Kështu e ka kujtuar presidentja e Kosovës punën e Biden gjatë viteve të tij në pozita shtetërore.
Pas largimit nga kandidatura e tij për president të Amerikës, Osmani thotë se mirënjohja e popullit të Kosovës ndaj tij, do të mbetet gjithmonë e thellë.