15 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Osmani: Miqësia me Austrinë mbetet shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se miqësia me Austrinë mbetet një shtyllë e fortë e rrugëtimit evropian të Kosovës.

Këto fjalë i tha e para e vendit, pasi mori pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të Kampit të përqëndrimit, bashkë me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë Doris Schmidauer.

“Para ceremonisë përkujtimore, patëm një diskutim të sinqertë e përmbajtësor për miqësinë tonë të qëndrueshme e përkrahjen e çmuar të Austrisë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës.  Kosova është e përkushtuar për procesin e integrimit euro-atlantik, e në këtë rrugëtim është e bekuar të ketë në krah miq sikurse Austria”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit