Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit zyrtar në Kanada ku po përfaqëson vendin në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada, ka takuar Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, me të cilin njoftoi se kanë biseduar për çështje sigurie.
Bashkë me Osmanin ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, shkroi Osmani në Facebook.