2.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

​Osmani me vëzhguesit evropianë: Krenare me nivelin e demokracisë që ka arritur Kosova

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim një ekip të Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, të udhëhequr nga eurodeputeti Lukas Mandl.

Në takim u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të cilat u vlerësuan si zgjedhjet më demokratike të organizuara ndonjëherë dhe u potencua besimi i lartë në integritetin e këtij procesi.

Osmani theksoi se është krenare me nivelin e demokracisë që ka arritur Kosova duke u shndërruar kështu në model për rajonin e më gjerë.

Ndryshe, misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë nesër do të bëjë publike raportin për zgjedhjet komunale 2021. Gjatë ditës, ky mision ka pasur një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit