Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, nga i cili qartësoi se ka kërkuar mbështetje për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike dhe shtoi se në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunimin e mëtejmë bilateral mes dy vendeve.
“Austria është mike dhe mbështetëse e kahershme e Kosovës. Pata kënaqësinë sot ta pres në takim kancelarin austriak Karl Nehammer nga i cili kërkova mbështetjen për integrimin e shtetit tonë në strukturat euro-atlantike. Diskutuam edhe për bashkëpunimin e mëtejmë bilateral ndërmjet të dyja vendeve. Me partner të fuqishëm si Austria, edhe Kosova ndihet më e fuqishme!”, shkroi Presidentja Osmani në Facebook, pas përfundimit të takimit me kancelarin austriak.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=513161616835049&id=100044236458899