18.8 C
New York
Wednesday, May 21, 2025

Buy now

Osmani me parti të re politike? Shala: S’e kalon pragun nëse garon pa VV-në

- Advertisement -

Opinionisti Azdren Shala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për mundësinë që presidentja Vjosa Osmani ta bëjë një parti të re.

Ai u shpreh se nëse një gjë e tillë do të ndodhte, ajo nuk do  ta kalonte as pragun, siç u shpreh ai, nëse garon pa Vetëvendosjen.

“Përfundojnë si shtojca, ndihmesa të nevojshme për partitë e mëdha. Por, të trija këto parti që e dominojnë skenën, VV, LDK, PDK i ka prodhuar një kontekst historik”.

“S’mund ta kalojë pragun, nëse garon pa Vetëvendosjen, me këtë aderimin e fundit, e me ata që i kanë brenda, cili është projekti politik, çka përfaqësojnë këta njerëz, cila është kauza e tyre politike?”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme

Të fundit