Presidentja Vjosa Osmani është pyetur edhe për një përafrim kohën e fundit me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, gjë për të cilën ajo tha se këto 5 vite se ajo është Presidente dhe Kurti Kryeministër kurrë nuk kanë pasur dallim në atë se Kosova duhet të mbrohet nga Serbia e Vuçiqi.
Osmani tha se me Kurtin gjithmonë kanë qenë në një linjë.
“Jo vetëm këto 5 vite, por për aq sa njiheni nuk kurrë nuk kemi pasur dallim në ate se Kosova duhet të mbohet nga Vuçiqi, Serbia dhe shërbëtorët e tyre në Kosovë. Gjithmone kemi qenë në një linj, por mirë kish me qenë me thënë Kurti në një linj me Vjosën. Për hir të barazise është mirë me thënë”, tha Osmani.
Sipas saj, e udhës do të ishte që të thuhej VV-ja po pajtohet me Vjosën, ndërsa këtu përmendi edhe barazinë gjinore.