0 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

Osmani me “Komision Presidencial për të Vërtetën dhe Pajtimin”, deputetja e PDK-së: Kjo ishte iniciativë e Thaçit

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerat Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj iniciativës së presidentes Vjosa Osmani për themelimin e “Komisionit Presidencial për të Vërtetën dhe Pajtimin”.

Ajo ka bërë me dije se presidentja duhet të sqaroi se kjo ka qenë iniciativë e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka uruar që kjo iniciativë të realizohet deri në fund dhe të mos mbetet peng e kalulimeve politike.

“Presidentja Osmani, më në fund, paska vendosur të merret me “krijimin” e Komisionit Presidencial për të Vërtetën dhe Pajtimin. Mirë shumë, edhe pse këshilltarët e saj nuk e paskan sqaruar askund se kjo ishte iniciativë ish-Presidentit Thaçi, qysh në vitin 2017. Në mars të atij viti, Presidenti Thaçi kishte zhvilluar disa takime konsultative me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. Është e rëndësishme të kuptohet se ky komision, para se gjithash, nuk ka të bëjë me shlyerjen e krimit – por me pranimin e të vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë. Uroj shumë që edhe kjo iniciativë, si vazhdimësi e angazhimit të Presidentit Thaçi, të mos mbetet peng i kalkulimeve politike por të realizohet sipas idesë dhe qëllimit fillestar. Sa më parë – aq më mirë!”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit