Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj të Indonezisë, Prabowo Subianto, në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë.
Në një postim në platformën X, Osmani ka theksuar se e ka uruar atë për mandatin e tij të ri, dhe ka uruar gjithë më të mirat edhe për popullin e Indonezisë.
“Mezi presim të rrisim bashkëpunimin tonë në të ardhmen e afërt”, ka thënë Osmani.