16 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Osmani me familje për Pashkë viziton Nënën Stanë Gashin: Në kohët më të rënda ishte simbol i qëndresës

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me familjen e saj, për festën e Pashkëve ka vizituar Nënën Stanë Gashi dhe familjen e saj në Peshter të Brusit.

Osmani tha se para pak muajsh, Nënën Stanë e dekoroi me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, sepse sipas saj, ajo dëshmoi në kohët më të rënda se është simbol i qëndresës, humanizmit dhe dashurisë për atdheun.

“Gjatë luftës, ajo dhe familja e saj hapën zemrën e shtëpinë për qindra luftëtarë të lirisë, derisa edhe tre djem dhe vajza e Nënës Stanë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Përulje e thellë dhe nderim për këtë familje madhështore, e cila mishëron krenarinë e malësisë dhe zemrën e pashoqe të Nënës Stanë, nënës së luftës për njerëzoren, lirinë dhe paqen”, shkroi Osmani.

E para e shtetit u uroi të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Të ngjashme

Të fundit