Përfaqësuesi i Frontit Europian, Bujar Osmani tha se Fronti Europian mbetet opsioni më i palëkundur që skicon rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.
Në press konferencën e sotme, Osmani rikujtoi se partia shqiptare në pushtet ishte ruajtësi i kursit euro-atlantik të vendit, teksa “VMRO-DPMNE-ja për një dekadë e bllokoi rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE”.
Në vazhdim fjalimi i plotë:
Fronti Europian ishte dhe mbetet opsioni më i palëkundur që skicon rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, si e vetmja trajektore që na shpie në të ardhmen e sigurt.
Derisa VMRO-DPMNE për një dekadë e bllokoi rrugën e anëtarësimit drejt NATO-s dhe BE-së, ne ishim ata që e zgjidhëm nyjën, dhe sot RMV është në NATO dhe një hap para hyrjes në BE