13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Osmani: Mbështetja e Bidenit testament i vërtetë, i rrënjosur thellë në marrëdhëniet Kosovë-SHBA

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, morën pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit amerikan.

Presidentja Osmani, tha më këtë rast se ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ishte bërë zë i Kosovës, në kohën kur dhuna ndaj nesh kishte arritur në shkallën e gjenocidit.

Kjo ditë u shënua me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadorit amerikan Hovenier.

Tutje, presidentja Osmani foli edhe për presidentin Biden, angazhimi i të cilit për Kosovën ka nisur që herët, për të vazhduar edhe si nënpresident, por edhe tani si president i SHBA-së, duke dëshmuar si një mik i madh i vendit dhe popullit tonë.

“Mbështetja e presidentit Biden është testament i vërtetë, i rrënjosur thellë në marrëdhëniet tona”, deklaroi Osmani.

Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Presidentëve, që u bë fillimisht festë kombëtare në vitin 1879 për nder të ditëlindjes së Presidentit të parë amerikan, George Washington, më 22 shkurt.

Afro një shekull më pas në vitin 1968, Kongresi miratoi një ligj sipas së cilit disa festa kombëtare nuk do të shënoheshin në data të caktuara, por të hënave duke u dhënë kështu mundësi qytetarëve të kishin tre ditë rresht pushim.

Fillimisht, Dita e Presidentëve festohej vetëm në kryeqytet, por në vitin 1885 ajo u shtri edhe në pjesën tjetër të vendit.

Ky manifestim u mbajt në Prishtinë pranë statujës së Presidentit Bill Clinton.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit