25.7 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Osmani mban konferencë për media

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvillojë sot konferencë për media. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku është shtuar se konferenca do të fillojë në orën 16:30, derisa detajet nuk janë bërë të ditura.

Por pikërisht një vit më parë, Presidenca kishte konfirmuar se institucionet e sigurisë kanë mbledhur informata se si gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, po e cenon sigurinë kombëtare e rendin kushtetues të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë dhe institucione të tjera relevante ishin informuar për këtë veprimtari të gjyqtarit Laban.

E pikërisht ky gjyqtar është caktuar të premten nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë lidhur me rendin kushtetues të Kosovës, në cilësinë e gjyqtarit raportues.

E lidhur me këtë çështje, presidentja e shtetit, Vjosa Osmani mban një konferencë për media.

Të ngjashme

Të fundit