10.9 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Osmani: Masakra në burgun e Dubravës, dëshmi e brutalitetit të shtetit gjenocidal serb

- Advertisement -

Presidentja Osmani: Masakra në burgun e Dubravës, dëshmi e brutalitetit të shtetit gjenocidal serb

Presidentja Osmani përkujtoi përvjetorin e Masakrës në burgun e Dubravës, duke theksuar se Dubrava mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e pashlyeshme e brutalitetit të shtetit gjenocidal serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Sot kujtojmë me dhimbje Masakrën e burgut të Dubravës, njërën prej masakrave më të tmerrshme të kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Në majin e vitit 1999, brenda mureve të burgut të Dubravës ndodhi krimi makabër: për pesë ditë rresht, regjimi gjenocidal i Serbisë, vrau mizorisht 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik si dhe plagosi 300 të tjerë.

Ata u vranë vetëm pse u angazhuan për të drejtën për të jetuar të lirë në tokën e tyre. Në vend që të mbroheshin, u bënë cak i një krimi sistematik, një krimi që sot, 26 vjet më vonë, ende kërkon drejtësi.

Dubrava mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e pashlyeshme e brutalitetit të shtetit gjenocidal serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Nderim i përjetshëm për të rënët e Dubravës!

Drejtësi për viktimat dhe kujtesë historike e përhershme!”, shkroi nw fb, presidentja Osmani

Të ngjashme

Të fundit