11.8 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Osmani: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të jetë detyruese për të dyja palët

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Prishtina nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të saj që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kërkon që ajo të jetë detyruese për të dyja palët.

Presidentja Osmani i bëri komentet në një intervistë për Zërin e Amerikës pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën në Nju Jork.

“Ajo marrëveshje nuk e ka vetëm nenin e Asociacionit, ndër të tjera kërkojnë nga Serbia që ta njohin sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial, që të mos përdorë dhunën si mjet për raporte ndërshtetërore dhe kërkon në nenin 4 që të mos krijojë pengesa apo mos të kundërtshtojë anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare. Pra, e vetmja që Kosova po kërkon është që marrëveshja të zbatohet në tërësi dhe jo vetëm nga njëra palë të këkohet zbatim i plotë kurse nga ana tjetër të mos kërkohet zbatimi i asnjërës prej dispozitave.”, tha Osmani.

Osmani tha se marrëveshja është detyrim ndërkombëtar.

“Natyrisht që ne e dimë që ky është detyrim ndërkombëtar i Kosovës, por, janë disa parime të cilat i kemi parasysh dhe i kemi si vija të kuqe në zbatimin e Asociacionit ndër to është, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015, është fakti që nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive dhe ashtu siç është shkruar në letrën e Mogherinit dhe po ashtu të jetë në përputhje me qëndrimin amerikan të publikuar në Op-edin Cholet-Escobar.”, tha ajo./VOA/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit