Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Doha, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Somalisë, Abshir Omar Jama, me të cilin kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ky takim vjen në periudhën kur pala serbe kishe pretenduar se ka arritur ta bindë Somalinë për tërheqjen e njohjes së Kosovës.
“E lumtur që takova Ministrin e Jashtëm të Somalisë, Abshir Omar Jama në DohaForum. Rikonfirmuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetjen e ndërsjellë, ndërsa diskutuam edhe potencialin për një bashkëpunim më të zgjeruar në fusha të ndryshme”, ka shkruar Osmani në rrjetin shoqëror X.Kujtojmë, se vetë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuëiq kishte deklaruar se Beogradi nëpërmjet diplomatëve të saj ka arritur disa tërheqjen e njohjes së Kosovës, e njëri nga shtetet ishte edhe Somalia.