8.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Osmani liston takimet e shumta në ShBA, përmend edhe pjesëmarrjen në samitet e thirrura nga Shtëpia e Bardhë

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar për qëndrimin e saj në Shtetet e BAshkuara të Amerikës, përgjatë kësaj jave.

Osmani tha se java në New-York ishte përplot me aktivitete në interes të Republikës së Kosovës.

Ajo ka listuar një numër të madh të takimeve me figura të rëndësishme të botës të cilët takoi përgjatë qëndrimit të saj në Amerikë.

Osmani padyshim se listoi si të parin diskutimin me presidentin amerikan, Joe Biden, në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen vjetore të liderëve  nga Shtëpia e Bardhë.

Po ashtu ajo përmendi edhe pjesëmarrjen enë Samtin për Ukrainën, me ftesë po ashtu nga Shtëpia e Bardhë.

Postimi i plotë:

Një javë përplot aktivitete në interes të Republikës së Kosovës në New York, që ndër të tjera, përfshiu:

🇺🇸 Diskutimin me Presidentin Biden në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara;

🇺🇸 Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike;

🇺🇸 Pjesëmarrjen në samitin global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë;

🇺🇸 Vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point

🇪🇺 Pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor

💬 Diskutimin në Council on Foreign Relations mbi vizionin e Kosovës drejt së ardhmes së saj euroatlantike

💬 Diskutimin në Clinton Global Initiative, mbi përpjekjet tona në Kosovë e përtej, për avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

🇺🇸 Takim me ish-Presidentin e SHBA-ve – Bill Clinton
🇧🇳 Takim me Presidentin e Bruneit – Sulltanin Hassanal Bolkiah
🇲🇷 Takim me Presidentin e Mauritanisë – Mohamed Ould Ghazouani
🇬🇼 Takim me Presidentin e Guinea-Bisaus – Umaro Sissoco Embaló
🇲🇼 Takim me Presidentin e Malawit – Lazarus Chakwera
🇬🇲 Takim me Presidentin e Gambisë – Adama Barrow
🇻🇦 Takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë – Pietro Parolin
🇺🇸 Takim me Drejtorin e Lartë për Evropë në Shtëpinë e Bardhë, Michael Carpenter
🇺🇸 Takim me Ndihmës sekretarin e Shtetit – Jim O’Brien
🇺🇸 Takim me Ndihmës sekretaren e Shtetit – Dafna Rand
🇺🇸 Takim me Kryeshefen ekzekutive të MCC-së – Alice Albright
🇺🇸 Bashkëbisedim me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve – Antony Blinken
🇺🇸 Bashkëbisedim me ish-Sekretaren e Shtetit – Hillary Clinton
🇺🇸 Bashkëbisedim me Këshilltarin e Presidentit Biden për Organizata Ndërkombëtare, Joshua Black
🇧🇬 Bashkëbisedim me Presidentin e Bullgarisë – Rumen Radev
🇦🇱 Bashkëbisedim me Kryeministrin e Shqipërisë – Edi Rama
🇵🇱 Bashkëbisedim me Presidentin e Polonisë – Andrzej Duda
🇧🇦 Bashkëbisedim me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës – Denis Bećirović
🇪🇪 Bashkëbisedim me Presidentin e Estonisë – Alar Karis
🇱🇻 Bashkëbisedim me Presidentin e Letonisë – Edgars Rinkēvičs
🇵🇦 Bashkëbisedim me Presidentin e Panamasë – José Raúl Mulino
🇩🇴 Bashkëbisedim me Presidentin e Republikës Domenikane – Luis Abinader
🇫🇯 Bashkëbisedim me Presidentin e Fixhit – Wiliame Katonivere
🇬🇦 Bashkëbisedim me Presidentin e Gabonit – Brice Oligui Nguema
🇸🇷 Bashkëbisedim me Presidentin e Surinamit – Chan Santokhi
🇳🇦 Bashkëbisedim me Presidentin e Namibisë – Hage Geingob
🇲🇺 Bashkëbisedim me Presidentin e Mauritius – Prithvirajsing Roopun
🇪🇺 Bashkëbisedim me Presidentin e Këshillit të BE-së – Charles Michel
🇮🇹 Bashkëbisedim me Kryeministren e Italisë – Giorgia Meloni
🇳🇱 Bashkëbisedim me Kryeministrin e Holandës – Dick Schoof
🇦🇲 Bashkëbisedim me Kryeministrin e Armenisë – Nikol Pashinyan
🇸🇮 Bashkëbisedim me Kryeministrin e Sllovenisë – Robert Golob
🇮🇪 Bashkëbisedim me Kryeministrin e Irlandës – Simon Harris
🇲🇹 Bashkëbisedim me Kryeministrin e Maltës – Robert Abela
🇵🇹 Bashkëbisedim me Kryeministrin e Portugalisë – Luís Montenegro
🇮🇸 Bashkëbisedim me Kryeministrin e Islandës – Bjarni Benediktsson
🇱🇮 Bashkëbisedim me Kryeministrin e Lihtenshtajnit – Daniel Risch
🇰🇳 Bashkëbisedim me Kryeministrin e Shën Kits dhe Navis – Terrance Drew
🇬🇷 Bashkëbisedim me Kryeministrin e Greqisë – Kyriakos Mitsotakis
🇹🇿 Takim me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë – Mahmoud Thabit Komb
🇹🇷 Bashkëbisedim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan,
🇩🇪 Bashkëbisedim me Ministren e Jashtme të Gjermanisë – Annalena Baerbock
🇨🇦 Bashkëbisedim me Ministren e Jashtme të Kanadasë – Mélanie Joly
🇳🇱 Bashkëbisedim me Ministrin e Jashtëm të Holandës – Caspar Veldkamp
🇱🇺 Bashkëbisedim me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Luksemburgut – Xavier Bettel
🇧🇯 Bashkëbisedim me Ministrin e Jashtëm të Beninit, Shegun Adjadi Bakari
🇦🇿 Bashkëbisedim me Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov
🇪🇺 Sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës – Alain Berset
🇺🇸 Sekretarin e Organizatës së Shteteve Amerikane – Luis Almagro
🇪🇺 Takim me Të dërguarin e posaçëm të BE-së – Miroslav Lajcak
🇺🇸 Bashkëbisedim me Guvernatorin e Pennsylvania – Josh Shapiro

🇽🇰🇦🇱 Organizimin e ngjarjeve të shumta me mërgatën tonë të jashtëzakonshme, përfshirë:
– Tubimin e organizuar në Staten Island nga shoqata Ulqini dhe shoqata të tjera shqiptare
– Tubimin e organizuar me komunitetin në kishën shqiptare në NY
– Vizitën në shoqatën shqiptaro-amerikane Vatra
– Darkën me ndërmarrës dhe veprimtarë shqiptarë
– Takimin me studentë të universiteteve më prestigjoze të “Ivy League”
– Takimin me nxënës e mësues të shkollave shqipe në New York, nën organizimin e Mark Gjonaj

🇺🇳 Pjesëmarrjen në aktivitete të tjera në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara, përfshirë pritjen e liderëve nga Clinton Global Initiative; Darkën e organizuar nga Atlantic Council; darkën e organizuar nga Zëvendëskryeministri i Luksemburgut; fjalimin në në ngjarjen e organizuar nga Gjermania, Australia, Kanadaja, dhe Holanda dedikuar të drejtave themelore të grave; pjesëmarrjen e presidencës në aktivitetin e organizuar nga Mbretëria e Bashkuar lidhur me të mbijetuarat e dhunës seksuale; pjesëmarrjen e presidencës në diskutimin e organizuar nga Presidenti i Kenias; pjesëmarrjen e presidencës në organizimin e Departamentit të Shtetit për agjendën për Gratë Paqen e Sigurinë; pjesëmarrjen e presidencës në ngjarjen e organizuar nga Danimarka dedikuar zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe aktivitete, takime e diskutime të tjera.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit