Home Lajme Osmani: Ligji lejon zgjedhje të reja, varet nga qytetarët nëse duan

Osmani: Ligji lejon zgjedhje të reja, varet nga qytetarët nëse duan

0
Osmani: Ligji lejon zgjedhje të reja, varet nga qytetarët nëse duan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës si mundësi e tejkalimit të krizës së shkaktuar e cila u propozua edhe nga Franca e Gjermania.

Osmani ka thënë se ligjet e Kosovës e mundësojnë organizimin e zgjedhjeve, por kjo u takon qytetarëve.

“Ligjet tona lejojnë zgjedhje të reja, nëse ka një përqindje të caktuar të qytetarëve që janë në listën e votimit që e iniciojnë një gjë të tillë. Nëse ka procedura të tilla institucionet e janë të obliguara të veprojnë. U takon qytetarëve të këtyre komunave nëse duan zgjedhje të reja”, ka thënë Osmani  në intervistë për RTK.

Ajo ka folur edhe për  takimin me kancelarin Scholz dhe presidentin Francez Macron, të cilëve tha se u ka bërë të qartë se institucionet e Kosovës janë të gatshme për zbatim të marrëveshjeve por është Serbia ajo që nuk dëshiron një gjë të tillë.

Exit mobile version