1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Osmani: Lidhja e Prizrenit paraqet organizimin kulmor për çlirimin e trojeve shqiptare

- Advertisement -

Në ceremoninë e shënimit të 146-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është shprehur se duke kombinuar organizimin gjithëkombëtar politik e luftarak, kjo Lidhje paraqet organizimin kulmor për çlirimin e trojeve shqiptare dhe mbrojtjen e tyre nga cdo kërcënim dhe pretendim i vendeve të tjera.

“Jemi në Prizren për të reflektuar mbi dy momente kryesore mbi historinë e popullit shqiptar dhe popullit të Kosovës, ngajrje të zhvilluara në distancë kohore prej më shumë se një shekulli, por të ndërlidhura thellësisht në brendësinë e tyre,” tha Osmani.

Ndërsa, datën e vitit 1878 dhe çlirimin e Kosovës më 12 qershor 1999 i quajti data simbolike.

“Lidhja e Prizrenit e vitit 1878 dhe çlirimi i Kosovës më 12 qershor 1999, këto dy data simbolizojnë shpirtin e qëndrueshëm të popullit tonë përkushtimin për liri dhe vendosmërinë e palëkundur në luftën për liri dhe pavarësi, Lidhja e Prizrenit paraqet organizimin kulmor për çlirimin e trojeve shqiptare dhe mbrojtjen e tyre nga cdo kërcënim dhe pretendim i vendeve të tjera”, tha Osmani.

Omani po ashtu ka përkujtuar se ashtu siç përsëritet historia, përsëriten edhe tendencat.

“Në këtë kohë të trazuar për kontinentin tonë ambiciet shoveniste serbe sërish janë në skenë, me apetite që nuk i kemi parë në këto 25 vite. Prandaj, përballë rreziqeve të mëdha të sigurisë, uniteti ynë do të shërbej si forcë për të mbrojtur shtetin tonë nga tendencat shoviniste të Serbisë fqinje”, deklaroi Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit