Presidentja Vjosa Osmani bëri të ditur se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka kërkuar edhe një takim para përfundimit të afatit 10-ditor për mandatar.
Kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar që të më takoj edhe njëherë para se të më skadojë afati 10-ditor që është përcaktim i mandatarit të dytë dhe pas konsultimeve që i ka brenda partisë politike që i përfaqëson, nëse do të vijë me propozim apo jo është çështje e tyre, mirëpo ne kemi detyrim kushtetues që t’i respektojmë ato afate”, tha Osmani.

 
                                    




