Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër do të marrin pjesë në homazhe në ora 10:00 në Kompleksin Memorial në Reçak.
Në ora 11:00 krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime në nderim të 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut.
Në Akademinë Përkujtimore, Presidentja Osmani do të mbajë fjalim.
Nesër, më 15 janar 2023, janë bërë 24 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.