16 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Osmani kujton masakrën e Stagovës: Nuk do të ndalemi në angazhimin për vendosjen e drejtësisë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Stagovës, ku mbetën të vrarë 13 banorë nga forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë.

Osmani ka thënë se ende askush nuk është dënuar për këtë krim makabër, dhe siç tha ajo nuk do të ndalet në angazhimin për vendosjen e drejtësisë.

“25-vjet më parë forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, në fshatin Stagovë të Kaçanikut vranë 13 banorë të fshatit. Në këtë ofensivë barbare, forcat kriminale shkatërruan 90 shtëpi nga 180 sa kishte fshati atëkohë. Ende askush nuk është dënuar për këtë krim makabër, ndaj nuk do të ndalemi në angazhimin për vendosjen e drejtësisë dhe për të pasur kuptim liria jonë”, thuhet në postimin e presidencës në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit