Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Masakrat e Celinës, Fortesës dhe të Brestocit.
Në shënim të përvjetorit të 26-të të këtyre masakrave, Osmani ka shkruar se në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së.
Ata vranë vetëm se ishin shqiptarë dhe se e donin lirinë”, ka shkruar presidentja.
Duke kujtuar martirët dhe heronjtë e UÇK-së, ajo ka thënë se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat.
Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet”, ka shkruar ajo.

Masakrat në Celinë, Fortesë dhe në Brestoc të Rahovecit, u kryen një ditë pas fillimit të bombardimeve ajrore nga forcat e NATO-s kundër caqeve serbe.