32.4 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Osmani kritikon reagimet pas sulmit: Pse të thuhet të përmbahen palët? Nga çka të përmbahet Kosova?

Osmani ka kritikuar faktin se në reagime thuhej “të përmbahen palët”. Ajo ka pyetur se nga çfarë duhet të përmbahet Kosova.

“Megjithatë, përderisa sulme të tilla vendosen në suazën e barazimit të palëve, kjo nuk e ndihmon situatën, por inkurajon ata që kanë përdorur dhunë. Nëse nuk ka përgjegjësi për ata që sulmuan NATO-n, Policinë e gazetarët ky është inkurajim për këto grupe që të përdorin dhunë. Nëse nuk do të vendosen prapa grilave, atëherë pse mos ta rritin intensitetin e dhunës dhe pikërisht kjo ndodhi. Shpresoj që parnterët tanë ta marrin parasysh faktin se nëse përgjigja me Serbinë nuk është e qartë, dhe veprimet nuk janë të qarta, atëherë kjo inkurajon strukturat serbe për destabilizimin e rajonit, dhe strukturat kriminale ta rrisin dhunën”, tha fillimisht Osmani.

“Të mos barazohet, e të thuhet të përmbahen palët: nga çka të përmbahet Kosova? Nga vetmbrojtja? Nga çka është dashur të vetmbrohet heroi Bunjaku? Këta njerëz e mbrojnë sovranitetin. Në këtë luftë me një agresor. Ata synojnë të krijojnë situatë ku të lihet hapësirë për dialog, megjithatë që 12 vite dialog, pavarësisht se Kosova ka zbatuar marrëveshje, Serbia s’i ka zbatuar 50% të tyre. Serbia ka rritur intensitetin e dhunës”, deklaroi presidentja e vendit.

Ajo kërkoi që masat e BE-së ndaj Kosovës të hiqen, e të vendosen masa të ashpra ndaj Serbisë pas sulmit terrorist.

“Është qasje e pabalancuar e cila e dëmton rëndë dialogun. Në dialog është me rëndësi barazimi mes palëve. Nëse vazhdohet me këtë qasje të pabalancuar ku Kosova duhet të vuajë masa nga BE-ja për shkak të një veprimi sado që dikush mund ta vlerësojë gabim, Policia e Kosovës nuk ka përdorur dhunë. Kam menduar dhe mendoj se është dashur të koordinohet me ndërkombëtarët, në mënyrë që të mos pësojmë ndonjë dëm. Është veprim brenda territorit tonë”, tha në fillim Osmani.

“Për një veprim të tillë ka masa nga BE-ja, ato nuk krahasohen me veprimin e Serbisë kundër Kosovës, që është akt agresioni, akt terrorist. Është akt me përmasa tragjike. Ajo që dua të them është që secili shtet anëtar i BE-së i kanë procedurat e tyre të brendshme për konfirmimin e informatave për involvimin e Serbisë, në momentin që këto procedura të përgjegjësië të përfundojnë ne presim që të ketë masa të ashpra në raport me Serbinë. Nuk është akt vetëm kundër Kosovës, por destabilizon rajonin”, theksoi presidentja e Kosovës.

Ajo ka theksuar se është tejet e qartë që Beogradi zyrtar qëndron pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

“Mendoj që secilin vendim e deklaratë e presidentit të Serbisë deri më sot, vetëm e ka konfirmuar involvimin direkt të tij dhe gjitha strukturave të Serbisë në sulmin që ka ndodhur ndaj Kosovës. Nëse nisemi nga fakti që ata fare nuk e kanë dënuar këtë krim e deri te fakti që mbuluar këto veprime, i kanë arsyetuar ato, dhe pastaj po i mbajnë në mbrojtje shumë nga këta terroristë që kanë marrë pjesë në sulmin kundër Kosovës. Lista Serbe është kreacion i Vuçiqit. Dhe njëri nga liderët e kësja liste është direkt i përfshirë në sulm, trajnimet e këtyre grupeve kanë ndodhur në kampe ushtarake, që armatimi që është përdorur është nga ushtria serbe, është armatim që është prodhuar vitet e fundit. Të gjitha këto fakte tregojnë që involvimi nuk ka qenë indirekt, por direkt, dhe këtë as nuk po e fsheh Vuçiqi”, tha presidentja e Kosovës.

Pjesë nga përgjigjet e Osmanit:

Këto dëshmojnë për faktin ky ka qenë një plan i Serbisë i cili ka qenë më e i madh se që u realizua, ka qenë një plan për sulm të përmassave të mëdha. Armatimi ka qenë i gatshëm për 400 persona, jo për dhjetëra siç kanë qenë në fillim. Kjo tregon që Policia e Kosovës, institucionet tona, AKI-ja ka bërë punë të shkëlqyeshme.

Gjithçka që është publikuar, rezultatet e hetimeve tjera që po zhvillohen, do të dëshmojnë për faktin se ky është një organizim i dirigjuar nga Serbia që kishte për qëllim të fillojë konflikt në Ballkan i cili pastaj destabilizion komplet kontinetin. Kjo është një luftë vlerash, ku në një anë janë autokratët që dirigjohen nga Putini, dhe Vuçiqi që organizon planet e Putinit kundër aleanës së vlerave të BE-së e NATO-s.

Është për keqardhje që Lista Serbe në vend të jetë parti që lufton për të drejtat e komuniteti serb në përputhje me standardet evropiane, është shndërruar në një mjet të Vuçiqit për të luftuar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Lista Serbe në vend që të distancohej nga veprime të tilla që janë kundër interesave, janë pjesë e sulmeve, dhe tani ne si institucione po bëjmë të gjitha analizat ligjore. Do të kemi takim me kryeministrin e kryetarin e Kuvendit për të diskutuar të gjitha këto tema gjatë orëve në vijim, dhe gjithçka do të parashihet në ligj do të jetë masa që do të ndërmerret.

Megjithatë, përderisa sulme të tilla vendosen në suazën e barazimit të palëve, kjo nuk e ndihmon situatën, por inkurajon ata që kanë përdorur dhunë. Nëse nuk ka përgjegjësi për ata që sulmuan NATO-n, Policinë e gazetarët ky është inkurajim për këto grupe që të përdorin dhunë. Nëse nuk do të vendosen prapa grilave, atëherë pse mos ta rritin intesntitetin e dhunës dhe pikërisht kjo ndodhi. Shpresoj që parnterët tanë ta marrin parasysh faktin se nëse përgjgija me Serbinë nuk është e qartë, dhe veprimet nuk janë të qarta, atëherë kjo inkurajon strukturat serbe për destabilizimin e rajonit, dhe strukturat kriminale ta rrisin dhunën. Të mos barazohet, e të thuhet të përmbahen: nga cka të përmbahet Kosova? Nga vetmbrojtja? Nga cka është dashur të vetmbrohet heroi Bunjaku? Këta njerëz e mbrojnë sovranitetin. Në këtë luftë me një agresor. Ata synojnë të krijojnë situatë ku të lihet hapësirë për dialog, megjithatë që 12 vite dialog, pavarësisht se Kosova ka zbatuar marrëveshje, Serbia s’i ka zbatuar 50% të tyre. Serbia ka rritur intensitetin e dhunës.

Të ngjashme

Të fundit