10.7 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Osmani: Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot gjeneralë, kolonelë e oficerë tjerë të lartë nga 16 shtete dhe mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në mesin e gjeneralëve, kolonelëve e oficerëve tjerë të lartë nga 16 shtete dhe mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë.

Ata po vizitojnë Kosovën me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA) i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë. Kjo shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe pasqyron jo vetëm sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rolin tonë në rritje në ngritjen e standardeve profesionale dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Krenare me FSK-në! Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë!

Të ngjashme

Të fundit