Home Lajme Osmani: Kosova vazhdon ta mbështesë Ukrainën deri në fitore

Osmani: Kosova vazhdon ta mbështesë Ukrainën deri në fitore

0
Osmani: Kosova vazhdon ta mbështesë Ukrainën deri në fitore

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë një postim në rrjetin social Facebook lidhur me Ukrainën.

Teksa po qëndron në Dubrovnik të Kroacisë për Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, e para e shtetit tha se ashtu siç dështuan në Kosovë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë.

Më tutje, presidentja thotë se Kosova do të vazhdojë ta mbështesë të drejtën e popullit ukrainas për liri, sovranitet dhe integritet territorial deri në fitore, njofton Klankosova.tv.

“Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë! Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore”, shkruan Osmani

Exit mobile version