8.4 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Osmani: Kosova nuk ka pasë e as nuk do të ketë qeveri antiamerikane

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se në takim me kongresistë amerikanë ka diskutuar në lidhje me shumë çështje e me fokus ato të sigurisë dhe mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka theksuar se Kosova është shteti më pro amerikan dhe se asnjëherë nuk ka pasë qeveri antiamerikane.

“Sot kisha nderin që t’i mirëpres në Kosovë dy kongresistë amerikanë. Që të dy për një kohë të gjatë kanë mbështetur Kosovën dhe gjithë rajonin tonë dhe si kontribuues të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon tani kanë këtë vizitë. Bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe SHBA, zhvillimet në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, përafrimi ynë me NATO si organizate që synojmë të anëtarësohem, sfidat e sigurisë me të cilat po përballemi dhe mënyrën sesi mund të koordinohemi dhe me shumë me SHBA që të kemi integrim sa më të suksesshëm të komuniteti serb në Kosovë”, tha Osmani.

Presidentja i është përgjigjur diplomatit Philip Reeker, i cili kërkoi një qeveri që të bashkëpunojë me amerikanët, ku tha se Kosova nuk ka pasë e as nuk do të ketë ndonjëherë qeveri antiamerikane.

“Secili i ka qëndrimet e veta dhe njëkohësisht dhe Reeker, me të cilin kam pasë bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Në Kosovë nuk ka pasë e nuk do të ketë asnjëherë qeveri antiamerikane. Në Kosovë ka pasë dhe do të ketë gjithnjë Qeverinë më pro amerikane që mund ta gjejë ndokush sepse kemi popullin me pro amerikan dhe secila qeveri që vjen nga ky popull. Pra, nuk mund të ketë dallime mes popullit që krijojnë qeveri dhe qeverisë përderisa secila qeveria ka metodat e veta sesi të punojnë me partnerët… sa i përket punës sime si presidente ju sigurojë që kam pasur dhe do të vazhdojë të kem një bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara ët Amerikës sepse i shoh si partner ekzistencial në zhvillimin e Kosovës dhe mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë sonë dhe tejkalimin sfidave të sigurisë”, tha Osmani

Prishtinë | 24 Nën 2025 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Të ngjashme

Të fundit