0.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Osmani: Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti Macron për hapjen e Samitit për Inteligjencën Artificiale.

Ajo u takua me figura të njohura dhe të rëndësishme nga e gjithë bota, dhe tha se Kosova është në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale.

Osmani shtoi se teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi

“Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit”, shkroi Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale.

Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit.

Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit