Presidentja Vjosa Osmani tha se partnerët po pyesin se a do të zgjidhet qeveria e re deri në maj, kur Komiteti i Ministrave pritet ta shqyrtojë sërish anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Ajo tha se nuk do të duhej që mosformimi i qeverisë së re t’u jepej si arsyetim disa shteteve për ta shtyrë këtë vendim.

“Në aspektin praktik nuk do të duhej sepse presidenca udhëheq politikën e jashtme dhe Qeveria nuk ka kompetenca te limituara për kundër faktin që është në detyrë nga 22 marsi e tutje. Megjithatë, në aspektin e imazhit krijon një imazh të tillë. Dje kisha disa biseda me partnerët tanë pikërisht sa i përket votimit në maj në komitetin e ministrave dhe shumë prej tyre pyesnin se a do të zgjedhet Qeveria deri në atë moment etj etj. Pra krijohet një imazh i cili pastaj iu jep arsyetim disa shteteve të thotë “ta shtyjmë edhe një herë”. Pra nuk do të duhej që ne t’iu jepnim askujt një arsyetim të tillë shpresoj që do të kemi Qeverinë dhe do të kemi Kuvendin e konstituar shumë shpejt”, tha ajo në një intervistë për RTV21