9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

​Osmani: Kosova ka bërë hapa për shtensionim të situatës, Serbia me veprime destabilizuese

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim senatorin Jack Reed, kryesues i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-ve. Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleate dhe mike më të madhe në rajon se sa Kosovën.

Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim, Osmani ka thënë se Kosova ka bërë hapa për shtensionimin e situatës në veriun e vendit dhe ka theksuar veprimet destabilizuese të Serbisë dhe bashkëpunimin e saj me Rusinë.

“Ndërkaq në raport me zhvillimet politike dhe të sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka bërë hapa për shtensionimin e situatës në veriun e vendit, porse ka vërë në dukje veprimet destabilizuese të Serbisë dhe bashkëpunimin e saj me Rusinë”, është theksuar në njoftim.

Gjithashtu, Osmani ka theksuar se synimi i Kosovën mbetët përfshirja në Partneritetin për Paqe si dhe anëtarësimi në NATO.

“ShBA-të nuk kanë aleate dhe mike më të madhe në rajon se sa Republikën e Kosovës, e cila e ka popullin më proamerikan në Evropë dhe në botë…Kosova synon për anëtarësim në NATO dhe përfshirje në Partneritet për Paqe (PfP), ndaj është e rëndësishme edhe e domosdoshme mbështetja e SHBA-së në përshpejtimin e këtij procesi. Shpresa jonë është që Kosova të jetë sa më parë në PfP si hap që i paraprinë anëtarësimit në NATO”, është bërë e ditur në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit