-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Osmani: Kosova ka bërë hapa dhe është konstruktive në shtensionimin e situatës në veri

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor në shtensionimin e situatës dhe se në këtë proces do të jetë palë konstruktive.

Osmani në  takim me Kongresistin Mike Turner, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Shërbimet e Inteligjencës, ka theksuar se Serbia është ajo që po nxit destabilizimin.

“Në raport me situatën në veri të vendit, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor në shtensionimin e situatës dhe se vazhdon të jetë palë konstruktive në këtë proces. Por, ka theksuar obstruksionet e Serbisë, si dhe veprimet destabilizuese në veriun e Kosovës nëpërmjet bandave kriminale të dirigjuara nga Beogradi”, ka thënë Osmani, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Osmani në këtë takim ka thënë se Kosova synon anëtarësimin në NATO, BE  e Këshill të Evropës, ndërsa partneritetin me SHBA-në tha se është strategjik.

“Në raport me bashkëpunimin me SHBA-të, Presidentja Osmani potencoi atë në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë. Kësisoj, Presidentja Osmani përmendi aspiratën e Kosovës për anëtarësim fillimisht në Partneritet për Paqe (PfP), e pastaj në NATO, ku mbështetja e SHBA-ve është esenciale”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit