Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka prezantuar potencialin e Kosovës në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës, në kuadër të Berlin Global Dialogue.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në kuadër të Berlin Global Dialogue, prezentuam potencialin e Kosovës në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës.
Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale. Sot, ne nuk jemi më vetëm destinacion me kosto të ulët, por ekonomi e bazuar në besim, parime dhe rritje strategjike.





